Forcat ajrore ushtarake të Turqisë morën pjesë në sulmet ajrore të koalicionit në operacionin për çlirimin e qytetit irakian Mosul nga Shteti Islamik (SHI), deklaroi sot kryeministri turk, Binali Yildirim.
"Forcat tona ajrore ushtarake morën pjesë në përbërjen e forcave të koalicionit. Kjo është përgjigja e atyre të cilët thonë se për Turqinë nuk ka vend në operacionin për Mosulin", deklaroi Yildirim para deputetëve të Partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).
Turqia ka mospajtime me qeverinë qendrore irakiane, pasi ushtarët turq arritën në kampin Bashlika në Irakun verior dhe për çështjen për atë se kush duhet të merr pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit.