Talibanët mohojnë se kanë zhvilluar bisedime me qeverinë afgane

Azia

Talibanët mohojnë se kanë zhvilluar bisedime me qeverinë afgane

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 09:55
ilustrim

Zëdhënësi i talibanëve ka mohuar raportimet se po mbajnë takime sekrete me qeverinë afgane.

Më 18 tetor, një zyrtar afgan, duke folur në kushte anonimiteti, ka konfirmuar për Radion Afganistani i Lirë, se dy raunde të bisedimeve të paqes janë mbajtur në Katar, që prej muajit shtator.

Më herët, gazeta britanike, The Guardian, ka raportuar se në këto takime ka marrë pjesë edhe Mullah Abdul Manan Akhund, vëllai i liderit të ndjerë taliban, Mullah Mohammad Omar. Po ashtu kjo gazetë ka raportur se në këto takime sekrete ka marrë pjesë edhe këshilltari për siguri kombëtare i Afganistanit, Hanis Atmar.

Por përmes një deklarte për media, zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujad ka mohuar sot se kanë zhvilluar bisedime me qeverinë afgane, duke thënë se “pozicioni jonë për negociatat nuk ka ndryshuar”.

Talibanët për një kohë të gjatë kanë insistuar se parakusht për bisedimet e paqes është tërheqja e forcave të huaja nga Afganistani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat