Helmohen 80 nxënës me ushqim

Azia

Helmohen 80 nxënës me ushqim

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:32
Ilustrim

Së paku 80 nxënës në Kamboxha janë helmuar me ushqim që kanë marrë nga një organizatë vullnetare.

Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se ushqimi përmbante oriz dhe qumësht.

 Ngjarja ka ndodhur në një shkollë fillore në provincën Takeo.

 Zyrtarët lokalë i kanë thënë policisë  se të gjithë fëmijët kanë të njëjtat simptome, vjellje dhe barkqitje.

 Fëmijët janë hospitalizuar dhe gjendja e tyre është stabile, transmeton Asociated Press.

 Ky helmim masiv nuk është e zakonshme në Kamboxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat