Koreja e Veriut përpiqet të lëshojë një raketë, dështon për herë të dytë

Azia

Koreja e Veriut përpiqet të lëshojë një raketë, dështon për herë të dytë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 11:07
Ilustrim

Koreja e Veriut është munduar të nisë një raketë me rreze të ndërmjetme por ka qënë padyshim një përpjekje e pasuksesshme, raporton “BBC”.

Sipas ushtrisë të Koresë së Jugut, ky është testi i dytë i dështuar në më pak se një javë pas provave të vazhdueshme të një rakete Musudan, e cila është llogaritur se ka një gamë prej 4,000 kilometrash.

Raportohet se kjo raketë mund të jetë e aftë për të goditur bazat amerikane në Guam.

Raketa është testuar tetë herë këtë vit, por vetëm njëherë ka patur sukses.

Megjithatë, ekspertët kanë frikë se ajo mund të bëhet funksionale  në fillim të vitit të ardhshëm.

SHBA-ja dënoi nisjen, duke e quajtur atë një "provokim të mëtejshme".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat