BE parashikon sanksione kundër mbështetësve të regjimit sirian

Azia

BE parashikon sanksione kundër mbështetësve të regjimit sirian

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 12:16
Ilustrim

Njëzet e tetë vendet e Bashkimit Evropian, që do të mblidhen sot në Bruksel, veçanërisht për të diskutuar për rolin e Rusisë në konfliktin sirian, parashikojnë të gjitha mundësitë duke përfshirë këtu sanksionet shtesë kundër regjimit, sipas një projektmarrëveshjeje.

Sipas një teksti të mëparshëm, për të njëjtën çështje, miratuar të hënën nga 28 ministrat e Punëve të Jashtme përmenden sanksione të reja të mundshme kundër sirianëve që mbështesin regjimin e Bachar al-Assad.

Kjo nuk përjashton vendosjen e sanksioneve të tjera edhe kundër rusëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat