Terroristi i ISIS buzëqesh kur e dëgjon dënimin me burg

Azia

Terroristi i ISIS buzëqesh kur e dëgjon dënimin me burg

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:49
Pamje nga gjykata

Dodi Suridi nga Indonezia, është dënuar sot me 10 vjet burg për rolin që ka luajtur në një sulm me bombë dhe armë në Xhakarta, në janar të këtij viti.

Katër civilë u vranë në atë sulm terrorist, i cili ishte më i keqi që ka goditur Indonezinë në disa vitet e fundit.

Suridi, 23-vjeçar, është përkrahës i Shtetet Islamik (ISIS), dhe para sulmit, i ka ndihmuar grupit terrorist që t’i prodhojë bombat, njëra nga të cilat u përdorë atë ditë.

Ai e ka pranuar dënimin si rrezik i të qenet terrorist.

Ai ishte arrestuar një ditë pas sulmit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat