Pesë vite pas vdekjes së Gedafit, Libri i Gjelbërt drejt harresës

Azia

Pesë vite pas vdekjes së Gedafit, Libri i Gjelbërt drejt harresës

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 09:15
Muamar Gedafi

Pesë vite, që përkon ditë më ditë me vdekjen e diktatorit libian, Muamar Gedafi, Libri i tij i Gjelbërt, një pamflet i shenjtë i pranishëm përgjatë tre dekadash është kthyer në një objekt tabu ku posedimi i kësaj broshure të paraqet të ekspozuar ndaj ndonjë forme shpagimi.

I publikuar 40 vite më parë, teksti ka shërbyer në rolin e Kushtetutës nga viti 1976 deri në 2011, duke i dhënë formë jetës politike, ekonomike dhe sociale të Jamahiriya” (Shtetit të masave) të Gedafit.

I renditur pas një rafti ku mbizotërojnë ende disa kartolina stolisur me sloganet e Librit të Gjelbërt, Abdessalam, pronar i një librarie në Tripoli pohoi se nuk kishte ruajtur asnjë kopje.

“Libraria ime do të ishte djegur menjëherë nëse do të ekspozoja këtë libër në vitrinën e librave për shitje”, rrëfen ai me zë të ulët për median, duke hedhur një vështrim përreth.

“Askush këtu nuk është simpatizant i regjimit të Kadafit, por thjesht fakti i të pasurit një libri të tillë të mallkuar do të kishte vënë nën shënjestrën e pasojave shkatërruese”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat