Forcat e Irakut depërtuan në një qytet afër Mosulit

Azia

Forcat e Irakut depërtuan në një qytet afër Mosulit

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 14:29
Forcat irakiane duke hyrë në fshatin Bajvanijah, 30 kilometra në jug të Mosulit, më 18 tetor të këtij viti

Forcat irakiane kanë depërtuar sot në qytetin Hamdanijah, që kryesisht është i banuar me popullatë të krishterë, i cili ishte nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik, prej vitit 2014, gjatë ofensivës së ushtrisë së Irakut për rimarrjen e qytetit Mosul, që është baza e fundit e fuqishme e militantëve të IS-it në Irak.

Raportohet se forcat kanë arritur në qendrën e qytetit Hamdanijah, i njohur edhe si Karakosh, dhe i kanë ngitur flamujt irakianë.

Ky qytet, 20 kilometra nga Mosuli, besohet se në masë të madhe është i pabanuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat