Jeta nëntokë në malin Turkmen

Azia

Jeta nëntokë në malin Turkmen

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 16:49
Jeta nëntokë

Në malin Turkmen (Türkmenda??) në Siri i cili është pre e sulmeve intensive dhe që ndiqet 24 orë nga mjetet ajrore pa pilot (dronët), jeta kalon pothuajse tërësisht nëntokë, raporton Anaadolu Agency (AA).

Opozitarët të cilët kanë humbur një pjesë të madhe të territoreve në malin Trukmen si pasojë e sulmeve të forcave të regjimit të mbështetura nga Rusia mbesin të detyruar të ndryshojnë mënyrën e jetesës përballë sulmeve në rritje.

Sirianët në rajonet që mund të qëllohen në shumë pika nga regjimi dhe të cilët vrojtohen ditën dhe natën me mjetet ajrore pa pilot (dronë) nuk ndryshojnë vendet e tyre pa qenë të detyruar. Turkmenët e bllokuar në 5 fshatra në afërsi të kufirit me Turqinë dhe të cilët për udhëtim zgjedhin orët e natës lëvizin duke mbajtur të fikur dritat e automjeteve.

Gjithashtu opozitarët për shkak se shumë udhë lidhëse vrojtohen nga ushtarët e regjimit, përpiqen që të mundësojnë lëvizshmërinë nëpërmjet fshatrave duke hapur udhë të reja pas kodrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat