Rusia thotë se ka zgjatur moratoriumin e sulmeve ajrore në Aleppo

Azia

Rusia thotë se ka zgjatur moratoriumin e sulmeve ajrore në Aleppo

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 09:51
Trupat qeveritare të Sirisë

Rusia thotë se do të zgjas moratoriumin e fushatës ajrore në Aleppo të Sirisë në ditën e nëntë, përkundër njoftimeve se sulmet ajrore kanë vazhduar në ditët e kaluara.

Një zyrtar i lartë në Ministrinë rusë të Mbrojtjes, Sergei Rudskoi, tha se Moska po e zgjat moratoriumin e filluar me 19 tetor por nuk e tha se për sa kohë. Rudskoi dhe zyrtarë të tjerë rus thanë se Rusia dhe Siria, gjatë javës së kaluar, nuk kanë kryer sulme ajrore kundër rajoneve që mbahen nga opozita në Aleppo.

Por Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se sulmet ajrore rifilluan pas një pushimi nga luftimet më 22 tetor. Nuk kishte viktima të sulmeve ajrore Brenda Aleppos lindore, thotë monitoruesi.

Departamenti amerikan i shtetit i ka bërë thirrje Rusisë që të shfrytëzojë pushimin e ri të paralajëmruar për të siguruar shpërndarjen e ndihmave për qytetarët e rrethuar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat