Militantët afganë vrasin të paktën 30 civilë

Azia

Militantët afganë vrasin të paktën 30 civilë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 09:59
Hartë e Afganistanit

Militantët kanë vrarë të paktën 30 civilë në një sulm në qytetin Firoz Kohn ë provincën Ghor të Afganistanit.

Zyrtarët thonë se sulmi mund të ketë qenë një goditjë hakmarrëse pas vrasjes së një komandanti lokal të IS-it një ditë më parë.

Askush nuk mori përgjegjësinë për incidentin.

Guvernatori i Ghorit, Nasir Khazeh, u citua t’i ketë thënë agjencisë AFP se viktimat, shumica barinj por edhe disa fëmijë, janë rrëmbyer më 25 tetor dhe janë ekzekutuar.

"Trupat e tyre janë gjetur nga banorët local këtë mëngjes”, tha ai.

Provinca qendrore Ghor, nuk ishte një qendër e rëndësishme për militantët e IS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat