Assad shpreson se Trump do të jetë aleat për luftimin e terrorizmit

Azia

Assad shpreson se Trump do të jetë aleat për luftimin e terrorizmit

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 07:56
Lideri sirian Bash al Assad

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se ai do “të pret dhe të shoh” nëse presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’i ndryshoj politikat amerikane për Sirinë, por tha se është i gatshëm të punoj me të në luftimin e militantëve.

Në komentet e tij të para pas fitores së zotit Trump në zgjedhje, Assad tha mbrëmë se ai kishte bërë deklarata “premtuese” për nevojën e luftimit të islamistëve në Siri, e jo regjimit, por e ka shtruar pyetjen se “a mund të realizohet kjo”?

Në këtë kuadër ai i ka thënë Televizionit të Portugalisë se “lobistët dhe fuqitë” brenda administratës amerikane mund të ndikojnë në Donald Trumpin, që ta mbajë qëndrimin armiqësor ndaj Sirisë.

Zoti Trump ka sugjeruar se ai do ta ndryshoj strategjinë e Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e disa grupeve kryengritëse, që luftojnë kundër Assadit, gjatë këtyre pesë viteve të luftës civile në këtë vend.

Zoti Assad tha se është “dyshues” për Trumpin, por “nëse ai do të luftoj kundër terroristëve, kuptohet ne do të jemi aleat, aleat natyror” me Trumpin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat