Siria kundërshton administrimin autonom në Aleppon lindore

Azia

Siria kundërshton administrimin autonom në Aleppon lindore

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 18:11
Siri - ministri i jashtëm Walid al Moallem në takim me të dërguarin e posaçëm të OKB-së, Staffan de Mistura

Qeveria e Sirisë ka hedhur poshtë një propozim të OKB-së që t’i japë rajoneve të kontrolluara nga rebelët në Aleppo një autonomi me qëllim të vendosjes së qetësisë në qytetin verior.

Institucionet e shtetit “duhet të rivendosen” në Aleppo kur rebelët të dëbohen, tha ministri i jashtëm Walid al Muallem pas bisedimeve me të dërguarin e posaçëm të OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, në Damask më 20 nëntor.

Ai tha se Siria nuk pranon që t’ua lë 275 mijë qytetarë në Aleppon lindore “si pengje të 6 mijë personave të armatosur”.

Ndërkohë, zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Elizabeth Hoff, tha se pesë ditë të fushatës ajrore dhe bombardimeve nga artileria nga forcat qeveritare kanë vënë jashtë shërbimit objektet mjekësore në rajonet e Aleppos që kontollohen nga rebelët.

Aktivistët sirianë thanë se më shumë se 100 civilë janë vrarë në Aleppon lindore që kur filloi sulmi i fundit i forcave qeveritare.

Shtatë fëmijë janë njoftuar të jenë vrarë më 20 nëntor nga të shtënat me raketë nga rebelët në pjesën e kontrolluar nga qeveria në Aleppo.

Qyteti është ndarë më dysh që nga viti 2012, me forcat qeveritare që kontrollojnë perëndimimin dhe rebelët në lindje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat