Vriten 12 civilë në sulmet ajrore saudite në Jemen

Azia

Vriten 12 civilë në sulmet ajrore saudite në Jemen

Më: 23 nëntor 2016 Në ora: 13:45

Dymbëdhjetë civilë raportohet të kenë vdekur në sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite në veriperëndim të Jemenit.

Banorët dhe një zyrtar kanë thënë se viktimat ishin duke udhëtuar me një pick-up kur u sulmuan nga një sulm ajror në rrethinën Hiran, të provincës Hajja.

Ata po shkonin në një treg lokal, sipas banorëve.

Koalicioni saudit nuk ka komentuar ende rreth kësaj ngjarje, i cili i lufton rebelët Houth, në përpjekje për ta rikthyer qeverinë e pranuar ndërkombëtarisht.

Ky koalicion thotë se nuk i sulmon civilët, por OKB-ja insiston se sulmet ajrore të koalicionit i kanë shkaktuar shumicën e më shumë se 4.125 civilëve të vrarë qëkur filloi konflikti në mars të vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat