Shkon në 70 numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me bombë në Irak

Azia

Shkon në 70 numri i të vrarëve nga sulmi vetëvrasës me bombë në Irak

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 14:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Më shumë se 70 persona janë vrarë, përfshirë edhe pelegrinë iranianë, nga një sulm vetëvrasës me bombë në një pompë benzini rreth 100 kilometra në jug të Bagdadit, thanë zyrtarë irakianë.

“Të paktën 70 veta kanë vdekur, më pak se 10 veta janë irakianë, të tjerët janë iranianë”, tha Falah al-Radhi, kreu i komitetit të sigurisë të këshillit krahinor të Babylonit.

Bëhet e ditur se sulmuesi vetëvrasës me bombë e shpërtheu makinën e tij të mbushur me mjete shpërthyese në pompën e benzinës, që kishte edhe një restoran të vetin, e që ushfrytëzua nga pelegrinët iranianë në rrugën e kthimit nga pelegrinazhi në Arbaeen në qytetin e shenjtë Shiit, Qerbela.

Grupi ekstremist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

***

Sulm vetëvrasës në Bagdad: Vriten 12 civilë, plagosen 10 të tjerë

Një kamikaz e ka hedhur në erë makinën plot me eksplozivë në erë afër një pike karburanti në qytetin al-Hilla, 100 kilometra në jug të Bagdadit, duke i vrarë të paktën 12 civilë dhe plagosur 10 të tjerë.

Lajmi është bërë i ditur nga burimet policore dhe mjekësore, raporton Reuters.

Sulmi ndodhi në pikën e karburantit e cila ka edhe një restorant afër, që përdorej nga pelegrinët iranianë për të pushuar rrugës për në shtëpi nga pelegrinazhi Arabin, në qytetin e shenjtë shiit, Kerbala.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë deri tani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat