Dhjetëra të vdekur në një aksident hekurudhor në Iran

Azia

Dhjetëra të vdekur në një aksident hekurudhor në Iran

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 19:08
Pamje nga aksidenti

Së paku 31 veta kanë vdekur dhe dhjetëra janë plasgosur në një aksident hekurudhor në veri të Iranit.

Katër vagonë të trenit kanë dalë nga binarët, ndërsa dy janë kapur në flakë.

Televizioni shtetëror tha se aksidenti ka ndodhur kur treni i pasagjerëve ka goditur një tjetër tren që ka qenë i ndaluar në stacion.

Aksidenti ka ndodhur në provincën Semnan, rreth 250 kilometra në lindje të kryeqyteti Teheran.

Auto-ambulanca, ekipe shpëtimi dhe një helikopter janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimat janë shpërndarë në spitalet pranë.

Sipas statistikave zyrtare, aksidentet e trafikut në Iran shkaktojnë rreth 17,000 vdekje çdo vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat