Vietnam: Sekuestrohen 600 kilogramë fildish kontrabandë

Azia

Vietnam: Sekuestrohen 600 kilogramë fildish kontrabandë

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 23:56
Fildishi kontrabandë i sekuestruar

Mbi 600 kilogramë fildish, i importuar ilegalisht nga Afrika, janë sekuestruar në ditët e fundit nga autoritetet vietnameze në portin e qytetit Ho Çi Minh.

Bëhet fjalë për një ngarkesë të konsiderueshme, që i shtohet 4 tonelatave të sekuestruara në muajt e fundit në të njëjtin port. Lajmin e kanë komunikuar sot autoritetet shtetërore në Hanoi.

“Ari i bardhë”, siç njihet ndryshe, po transportohej në dy konteinerë, i mbështjellë me kabllo të mëdhenj dhe me dyllë, në mënyrë që të kalonte pa u diktuar nga detektorët.

Sekuestrimi ka ardhur pak ditë pas një konference ndërkombëtare mbi çështjen e trafikut të fildishit të mbajtur në Hanoi, ku morën pjesë përfaqësues nga 40 vende të botës, transmeton tch.

Vietnami, sikurse dhe Kina, është mes importuesve kryesorë të fildishit që vjen nga Afrika. Pavarësisht garancive të dhëna nga autoritetet, aktivistët kanë denoncuar bashkëpunimin e policisë me trafikantët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat