Gjermania kërkon sanksione ndaj Rusisë, për shkak të mbështetjes së Assadit

Azia

Gjermania kërkon sanksione ndaj Rusisë, për shkak të mbështetjes së Assadit

Më: 28 nëntor 2016 Në ora: 22:48
Alepo, Siri

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Bundestagut gjerman dhe anëtar i Unionit Kristian Demokrat (CDU) të kancelares Angela Merkel, Norbert Roetgen bëri thirrje për të vendosur sanksione ndaj Moskës, për mbështetjen që kjo po i jep Presidentit të Sirisë Assad, në luftën siriane.

Roetgen së bashku me deputeten e Parlamentit gjerman, Franziska Katharina Brantner nga Partia e Gjelbër, në një deklaratë të përbashkët thanë se Perëndimi duhet të veprojë menjëherë në drejtim të Sirian, ndaj sulmeve ruse në qytetin sirian të Aleppo, raporton Reuters.

"BE-ja duhet të paktën të vendos sanksione ndaj Rusisë, që mbështet këto krime", thuhet në deklaratë dhe shtohet se nuk mund të rrinë duke bërë Pazar në qytetet evropiane, ndërsa në Siri vriten fëmijët.

Sipas tyre, edhe pse sanksionet kanë pasur një efekt të ngadalshëm, presidenti rus Vladimir Putin do të duhet t’i marrë në konsideratë efektet e saj në lidhje me veprimeve të tij në Siri.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane, kërkoi sot në Aleppo armëpushim urgjent humanitar, duke shtuar se “Kjo tragjedi duhet të marrë fund”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat