Irani thotë se ka parandaluar një sulm të IS-it

Azia

Irani thotë se ka parandaluar një sulm të IS-it

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 14:16
Ministri i Inteligjencës i Iranit, Mahmoud Alavi.

Ministri i Inteligjencës i Iranit tha se agjentët e tij kanë parandaluar një sulm të militantëve të Shtetit Islamik në Teheran.

Mahmoud Alavi tha se një “grup terrorist” është identifikuar dhe “likuiduar”.

Ai tha se janë konfiskuar edhe armë.

Alavi nuk dha më shumë informaicone për sulmin e planifikuar dhe nuk i identifikoi të dyshuarit.

Ai po ashtu tha se një militant i dyshuar i Shtetit Islamik, me emrin Abu Ayesheh Kurdi, është vrarë pranë kufirit të Iranit me Irakun.

Irani shiit është njëri nga armiqtë kryesorë të Shtetit Islamik, organizatë terroriste sunite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat