Pekini bllokon super blerjet e kompanive kineze jashtë vendit

Azia

Pekini bllokon super blerjet e kompanive kineze jashtë vendit

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 10:37
Pekin, Kinë

Kina do të ulë në mënyrë drastike blerjet e realizuara nga kompanitë e saj jashtë vendit, për të bllokuar largimin kolosal të kapitalit dhe për të bërë investime më cilësore, sipas qeverisë dhe medias kineze.

“Me objektivin që të bllokojë blerjet e shfrenuara të kompanive kineze në të gjithë botën, Pekini do të kërkojë të pengojë shumicën e investimeve jashtë vendit mbi 10 miliardë dollarë”, njoftoi agjencia “Bloomberg” duke cituar burime pranë kësaj dosie.

Për më tepër, qeveria do t’i kundërvihet të gjitha blerjeve mbi një miliardë dollarë që dalin nga aktiviteti kryesor i kompanisë kineze në fjalë. Në fund, kompanive dhe shtetit do t’i ndalohet çdo investim imobiliar prej më shumë se një miliard dollarë jashtë Kinës.

“Këto shtrëngime do të njoftohen shumë shpejt dhe do të qëndrojnë në fuqi deri më shtator 2017 duke lenë hapësirë vetëm për blerje strategjike shumë të rëndësishme”, sipas “Bloomberg”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat