OKB: Gjysmë milion banorë në Mosul nën kërcënimin e mungesës së ujit të pijshëm

Azia

OKB: Gjysmë milion banorë në Mosul nën kërcënimin e mungesës së ujit të pijshëm

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 13:49
Banorët e Mosulit duke bartur ujë

Gati një gjysmë milionë banorë të qytetit irakian të Mosulit po përballet me mungesën e ujit të pijshëm « me pasoja katastrofike , u shpreh sot koordinatorja e shpërndarjes së ndihmave humanitare të OKB-së në Irak, Lise Grande.

“Gati një gjysmë millionë civilë kanë vështirësi çdo ditë e më tepër në ushqyerje, tashmë të privuar edhe nga uji i pijshëm “, paralajmëroi ajo në një deklaratë të transmetuar ne media.

Mungesa e ujit do të ketë pasoja katastrofike për fëmijët, grate dhe familjet të mbetura në qytet, të rrethuar nga luftimet mes forcave irakiane dhe xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (ISIS), theksoi Grande.

Sistemi i shpërndarjes së ujit në qytet është dëmtuar nga luftimet e kryesuara prej gjashtë javësh nga ushtria, mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar për largimin e xhihadistëve nga bastioni i tyre i fundit në Irak.

Në zonën lindore të Mosulit, ku njësitë e forcave speciale irakiane po rimarrin gradualisht kontrollin, banorët shprehen se nuk kanë ujë të rrjedhshëm prej ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat