Ushtria siriane bën avancime të reja në Alepo

Azia

Ushtria siriane bën avancime të reja në Alepo

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 21:13
Pjesëtarë të forcave pro-qeveritare në Alepo të Sirisë.

Ushtria siriane tha se ka rimarrë kontrollin edhe të një qarku tjetër nga rebelët në Alepo, por luftëtarët opozitarë i mohuan këto pretendime dhe u zotuan se do të vazhdojnë luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Forcat e Assadit thanë se kanë nën kontroll të plotë qarkun Sheik Saed.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, duke cituar rebelët, tha se ata kontrollojnë një të tretën e kësaj lagjeje.

Gjatë javës së kaluar, rebelët kanë humbur një të tretën e zonave në lindje të Alepos, të cilat i kanë pasur nën kontroll qysh në vitin 2012.

Rreth 50,000 civilë kanë ikur nga qarqet e rrethuara qysh në fundajvë.

Të mërkurën, Vëzhguesi tha se sulmet ajrore të regjimit dhe të Rusisë janë intensifikuar dhe kanë lënë të vrarë së paku 45 civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat