O'Brien: Të ndihmohet Aleppo para se të bëhet varrezë masive

Azia

O'Brien: Të ndihmohet Aleppo para se të bëhet varrezë masive

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 21:32
Ilustrim

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dhe Koordinatori i Çështjeve Humanitare dhe i Emergjencave, Stephen O'Brien bëri thirrje sot në Këshillin e Sigurimit për të ndihmuar Aleppon, duke paralajmëruar se banorët e qytetit sirian janë në rrezik zhdukjeje.

"Për të mirën e njerëzve ftoj, lutem, nga ata që kanë ndikim për të bërë çdo gjë në fuqinë e tyre, për të mbrojtur civilët dhe të lejojnë qasje në pjesë të Aleppos lindore, të cilat janë nën sulme, përpara se të bëhet një varrezë masive", tha O’Brian.

O'Brien gjatë një adresimi nga Londra nëpërmjet një video-mesazhi në një seancë të posaçme të Këshillit të Sigurimit tha se moti i keq do të rrezikojë edhe më shumë jetën e banorëve të Aleppos, pasi dimri po vie.

“Banorët kanë problem për të gjetur ushqim dhe spitalet nuk funksionojnë për shkak të sulmeve të vazhdueshme ushtarake”, tha ai dhe shtoi se konvojet janë të gatshme me dërgu ndihma humanitare që të hynë në Aleppo, të cilat gjenden në Turqi dhe në Aleppon perendimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat