Gjatë nëntorit në Irak u vranë rreth 3.000 njerëz

Azia

Gjatë nëntorit në Irak u vranë rreth 3.000 njerëz

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 14:00
Lufta në Irak

Në bazë të të dhënave të misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI) gjatë muajit nëntor në përleshjet ose sulmet terroriste në këtë shtet, kanë humbur jetën 2.885 persona, raporton AA.

Në njoftimin e publikuar nga UNAMI të enjten vonë, thuhet se në të njëjtën periudhë janë plagosur 1.380 persona nga të cilët 930 civilë. Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, 926 kanë qenë civilë.

Në raportin mujor thuhet se nga të vdekurit 1.959 kanë qenë pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërkohë që 450 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gjithashtu nënvizohet se numri i të vrarëve gjatë nëntorit të këtij viti është për 1.093 më i lartë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Megjithatë, raporti nuk përfshinë viktimat nga krahina Al-Anbar “nga shkaku i situatës së përkeqësuar në terren dhe ndërprerjes së komunikimeve."

Mosuli është qyteti ku në nëntor është shënuar numri më i madh i viktimave, 332, ndërkohë që 114 janë plagosur. Vijon Bagdadi me 152 të vrarë dhe 581 të plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat