Lavrov garanton për sigurinë e karvaneve humanitare drejt Alepos

Azia

Lavrov garanton për sigurinë e karvaneve humanitare drejt Alepos

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 23:05
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, garantoi sot në Romë se karvanet humanitare me destinacion qytetin sirian të Alepos do të kalojnë pa probleme.

“Ne kemi informuar OKB-në në Nju Jork dhe në Gjenevë se nuk ka asnjë problem me livrimin e ngarkesave humanitare në Alepon lindor”, deklaroi Lavrov gjatë një konference për shtyp në përfundim të një takimi me homologun e tij italian, Paolo Gentiloni.

“Duhet të biem dakord me qeverinë siriane për kalimin e këtyre karvanëve që nuk janë më të kërcënuar nga asgjë, OKB-ja është ende duke reflektuar mbi mënyrën se si mund të procedojmë”, shtoi ai sipas citimeve të agjencisë ruse të lajmeve “Ria-Novosti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat