Seul: Demonstratë masive kundër presidentes

Azia

Seul: Demonstratë masive kundër presidentes

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 16:56
Protestues në Kore të Jugut mbajnë maska të presidentes së vendit dhe shoqes së saj të akuzuar për korrupsion

Për të gjashtën javë me radhë, qindra e mijëra koreano jugor kanë dal në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e presidentes së vendit, Park Geun-Hye.

Policia vlerëson se rreth 320 mijë njerëz kanë marrë pjesë në protestën ku janë ndezur qirinj në Seul më 3 dhjetor. Organizatorët e protestës thonë se në fakt ishin 1.6 milionë pjesëmarrës në demonstratë.

Edhe në qytete të tjera të Koresë së Jugut janë zhvilluar protesta të mëdha, përfshirë edhe atë me 40 mijë pjesëmarrës në qytetin juglindor, Daegu.

Po sot, deputetët e opozitës e kanë propozuar një mocion për nxjerrje para gjyqit të lideres, mocion ky që parlamenti do ta votojë më 9 dhjetor.

Nëse kjo masë miratohet, atëherë procesi në fjalë mund të zgjasë deri në gjashtë muaj.

Park akuzohet se ka bashkëpunuar me një shoqe e cila tashmë është akuzuar për përpjekje të mashtrimit dhe abuzimit të pushtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat