Shpërthim në një minierë të Kinës, 17 të vdekur

Azia

Shpërthim në një minierë të Kinës, 17 të vdekur

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 18:59
Pamje nga vendngjarja

Së paku 17 persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit të gazit në një minierë të qymyrit në verilindje të Kinës.

Siç lajmëron agjencia kineze e lajmeve Xinhua, shpërthimi i gazit të minierës ndodhi në minierën e qymyrit që gjendet në Mongolinë e Brendshme, rajon autonom në përbërje të Kinës.

Gjatë shpërthimi kanë humbur jetën së paku 17 minatorë, ndërsa një pjesë e madhe e tyre kanë mbetur të bllokuar në minierë.

Dyshohet se gjatë shpërthimi në minierë kanë qenë 136 persona. Në vendin e ngjarjes kanë arritur shumë ekipe të ndihmës së shpejtë, ndërsa lidhur me rastin kanë filluar hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat