Rrëzohet një aeroplan në Aleppo

Azia

Rrëzohet një aeroplan në Aleppo

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 19:58
Ilustrim

Televizioni libanez "Majadin" njoftoi sot se formacionet e armatosura, të cilat kontrollojnë pjesën lindore në Aleppo, kanë rrëzuar një aeroplan.

"Sputnik" raportoi se incidenti ndodhi jo shumë larg nga territori i aeroportit në Alepo dhe se ekuipazhi që ndodhej ne aeroplan është vranë.

Sipas mediave lokale, ky ishte një avion shkollor luftarak L-39 "Albatros”, i ushtrisë siriane.

Është njoftuar se trupi i një piloti, kolonelit të aviacionit sirian, Jafar Hassan, tashmë është gjetur dhe se ushtria është në kërkim të pilotit tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat