Sulmet ajrore në Idlib të Sirisë: Vriten 73 persona, përfshirë fëmijë

Azia

Sulmet ajrore në Idlib të Sirisë: Vriten 73 persona, përfshirë fëmijë

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:41
Foto

Sulmet ajrore ndaj provincës së kontrolluar nga rebelët, Idlib, kanë vrarë të paktën 73 persona dje, përfshirë 38 në qytetin Maarat al-Numan, sipas Mbikëqyrësit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër.

Aeroplanët luftarakë rusë dhe helikopterët dhe aeroplanët luftarakë të Sirisë janë duke kryer sulme të mëdha ajrore që disa muaj kudër rebelëve në Idlib, në jugperëndim të Aleppos.

Sipas këtij mbikëqyrësi, në mesin e të vrarëve në Maarat al-Numan janë edhe pesë fëmijë dhe gjashtë anëtarë të një familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat