Ndalet Twitter-i i vajzës shtatë vjeçare nga Aleppo

Azia

Ndalet Twitter-i i vajzës shtatë vjeçare nga Aleppo

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:46
Bana Alabed

Twitter-i i vajzës shtatë vjeçare nga Aleppo që tërhoqi vëmendjen e botës janë ndaluar pas një ofensive të ushtrisë siriane, shkruan BBC.

Siç shkruan kjo agjenci, Bana Alabed me ndihmën e nënës së saj e cila është profesoreshë e anglishtes gjithçka çka ka ndodhur në Aleppo e ka publikuar në Twitter.

Megjithatë llogaria e saj është fshirë të dielën kur trupat e ushtrisë siriane kanë hyrë në qytet ndërsa në Twitti-in e fundit që e ka shkruar  nëna e saj Fatema thuhet: Jemi të sigurt se tash ushtria do të na zë rob. Shihemi në një ditë tjerë botë e dashur. Përshëndetje-Fatema”.

Sipas BBC llogaria e Bana Alabed në Twitter ka pasur më shumë se 100 mijë ndjekës. nëna e vajzës në një intervistë për BBC në tetor ka thënë qëllimi i saj është që “bota ta dëgjojë zërin e saj”.

Ajo ka shkruar cdo ditë për jetën në luftë. Në nëntor ajo ka shkruar se është qëlluar shtëpia e tij dhe se ka “parë vdekjen me sy” ndërsa në një tjetër ka shkruar se i është vrarë shoqja.

Ndërsa në një video xhirim në të cilin shihet me të vëllanë thotë: “Vizatim me vëllain para se të arrijnë aeroplanët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat