Aeroplanët ushtarakë turq vrasin 23 militantë të ISIS-it

Azia

Aeroplanët ushtarakë turq vrasin 23 militantë të ISIS-it

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 11:44
Ilustrim

Aeroplanët luftarakë turq kanë goditur sot 12 caqe të Shtetit Islamik në rajonin al-Bab në veri të Sirisë, duke vrarë 23 militantë.

Lajmi është bërë i ditur nga ushtria turke.

Raporton se sulmi ndodhi teksa rebelët sirianë, të mbështetur nga trupat, aeroplanët luftarakë dhe artileria turke, e rrethuan al-Babib si pjesë e një operacioni tremujor.

Sipas saj, operacioni ka pasur për qëllim që t’i largojë forcat e milicisë kurde dhe ISIS-in nga rajoni kufitar turk.

Në këtë operacion janë vrarë dy ushtarë turq dhe janë plagosur gjashtë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat