Dy ushtarë turq të vrarë në një sulm kamikaz

Azia

Dy ushtarë turq të vrarë në një sulm kamikaz

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:22
Ilustrim

Dy ushtarë turq u vranë sot në një sulm kamikaz në veri të Sirisë, ku Ankaraja mbështet një ofensivë të rebelëve sirianë kundër qytetit Al-Bab kontrolluar nga Shteti Islamik, njoftoi agjencia turke e lajmeve Dogan.

“Dy ushtarë ranë si martirë në kuadër të Operacionit Mburoja e Eufratit”, theksoi Dogan.

Stacioni informativ turk NTV njoftoi gjithashtu se dhe një ushtar i tretë ishte plagosur në këtë sulm.

Të paktën 18 ushtarë turq janë vrarë në Siri që prej fillimit të një ofensive të pazakontë në gusht për të larguar grupin e Shtetit Islamik dhe milicët kurdë drejt jugut.

Muajin e kaluar, katër ushtarë turq u vranë në rajonin e Al-Bab nga një goditje ajrore kryer nga regjimi sirian, sipas Ankarasë. Moska përgjënjeshtroi çdo përfshirje të forcave të saj dhe atyre të Damaskut në bombardime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat