Rrëzohet avioni me të paktën 40 persona në bord

Azia

Rrëzohet avioni me të paktën 40 persona në bord

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 13:47
Aeroplani ilustrim

Një avion brenda të cilit ndodheshin më shumë se 40 persona mësohet se është rrëzuar në veri të Pakistanit.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat atje, që citojnë kompaninë ajrore, sipas të cilës fluturimi PK – 661 ka humbur kontaktin me kullën e kontrollit.

Avioni ishte nisur nga Chitral për drejt Islamabad.

Linja ndërkombëtare ajrore në Pakistan është akuzuar në të shkuarën për mungesë të sigurisë.

Nuk dihet ende fati i personave që ndodheshin në bordin e këtij avioni. Aktualisht drejt vendit të ngjarjes janë nisur skuadrat e shpëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat