Rebelët tërhiqen nga zona e fundit në qytetin e Aleppos

Azia

Rebelët tërhiqen nga zona e fundit në qytetin e Aleppos

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 17:53
Rebelet ne Alepo

Rebelët sirianë braktisën zonat e fundit që kontrollonin në qytetin e vjetër të Aleppos, pas ditësh të tëra luftimesh dhe bombardimesh të ashpra

Tërheqja është konfirmuar nga aktivistët në terren, të cilët thonë se ushtria siriane po vazhdon përparimin e saj për të ndarë zonat rebele në qytetin e dytë më të madh në Siri.

Prej 4 vitesh, rebelët kontrollin qytetin e vjetër të Aleppos dhe largimi i tyre nga aty tregon qartë se fitorja e forcave qeveritare në këtë zonë është fare pranë.Aktualisht ushtria kontrollon dy të tretat e Aleppos lindore dhe synon të marrë kontrollin e të gjithë qytetit. Deri pak javë më parë, këto zona kontrolloheshin nga rebelët.

Raportohet gjithashtu se dhjetëra mijëra civilë janë në kurth brenda lagjeve të fundit, që mbahen ende nga rebelët. Organizatat humanitare thonë se me mijëra civilë po përgatiten për një eksod të radhës, ndërsa familje të shumta përpiqen t’ia mbathin mes luftës.

Rezervat e ushqimit në zonat lindore të Aleppos janë mbaruar dhe aty nuk ka më asnjë spital në funksion pas muajsh të tëra bombardimesh të rënda.

Pavarësisht thirrjeve për ndërprerje të luftimeve për t’iu ofruar ndihmë civilëve, kjo nuk ka ndodhur dhe ekspertët thonë se ushtria siriane nuk ka asnjë arsye të ndalet, ndërsa e ka kaq pranë fitoren.

Angazhimi i aviacionit rus në luftën siriane ishte pika e kthesës për qeverinë e Bashar al-Assad, e cila po i dërrmon mjaft rëndë rebelët, që duket se nuk kanë më asnjë shpresë që të rezistojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat