Deputetët duan shkarkimin e presidentes në Korenë e Jugut

Azia

Deputetët duan shkarkimin e presidentes në Korenë e Jugut

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim

Deputetë koreano-jugorë depozituan sot një mocion shkarkimi kundër presidentes Park Geun-Hye, e përfshirë prej disa javësh në një skandal të bujshëm korrupsioni që ka tronditur vendin dhe paralizuar qeverinë.

Teksti akuzon Park për shkelje të Kushtetutës dhe të veprave penale duke nisur nga dështimi për të mbrojtur popullin nga korrupsioni deri tek abuzimi me pushtetin. Ky tekst pritet të kalojë nesër për votim në Asamblenë Kombëtare.

Nëse mocioni miratohet, Gjykata Kushtetuese pritet atëherë ta vërtetojë. Në rast të hapjes së dritës jeshile nga ky institucion, Park do të mbahet mend si presidentja e parë koreano-jugore e zgjedhur në mënyrë demokratike që nuk çon deri në fund mandatin e saj pesë vjeçar.

Park u shpreh se do të pranonte një shkarkim parlamentar. Duke shtuar se ajo do të mbajë këtë post gjatë periudhës së shqyrtimit të mocionit nga Gjykata Kushtetuese, një procedurë që mund të zgjasë me muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat