Shpërthim në Kajro, vriten gjashtë policë

Azia

Shpërthim në Kajro, vriten gjashtë policë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 11:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjashtë policë kanë vdekur ndërsa shtatë persona tjerë janë lënduar nga një shpërthim në Kajro, bën të ditur Reuters.

Bomba ka shpërthyer në një kontejner tek punkti kontrollues. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

 Shpërthimi ka ndodhur në rrugën që qon drejt piramidave të Egjiptit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat