Përfundimi i luftimeve në Aleppo, rebelët presin evakuimin

Azia

Përfundimi i luftimeve në Aleppo, rebelët presin evakuimin

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 07:44
Pamje nga Aleppo, Siri

Luftëtarët rebelë janë duke u përgatitur për të lënë Aleppon Lindore në kuadër të një marrëveshje që mund ti jep fund më shumë se katër vjet luftimeve të ashpra në qytetin sirian.

Autobusë të qeverisë janë sjellë, por evakuimi është duke u vonuar, sipas BBC.

Rusia, një aleat kyç i presidentit Bashar al-Assad, ka thënë se veprimet ushtarake kishin marrë fund të martën. Banorët e qytetit thonë se nuk ka pasur luftime që nga atëherë.

Rusia gjithashtu ka thënë se trupat qeveritare kanë rivendosur kontrollin mbi zonat e fundit të mbajtura nga rebelët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat