Fotot e këtyre fëmijëve të Aleppos po trondisin botën

Azia

Fotot e këtyre fëmijëve të Aleppos po trondisin botën

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 10:05
Fëmijët e Aleppos

Ditët e fundit të betejës shumëvjeçare të Aleppos po afrohen gjithnjë e më shumë

Një nga një, lagjet po merren nga regjimi sirian dhe ato që kanë mbetur mbrapa mbeten në mëshirë të fatit. Mund të rrëmbehen, bombardohen ose mund të ekzekutohen nga forcat qeveritare sipas disa raportimeve të fundit.

Gjatë gjithë luftës për mbijetesë historitë e viktimave më të vogla të kësaj lufte kanë kapur vëmendjen e njerëzve në mbarë botën.

Për ata që nuk mund ta imagjinojnë se çfarë po ndodh në të vërtetë në Aleppo, më sipër keni të radhitura disa histori që për disa momente na bënë të gjithëve që të prekim pak nga vuajtjet e Aleppos.

Në gusht të këtij viti, fotot dhe videot e një djali të vogël të mbuluar në gjak dhe pluhur në pjesën e pasme të një ambulance prekën zemrat e gjithë njerëzve kudo në botë.Ermi i tij është Omram Daqneesh dhe ditë pas sulmit që shkatërroi shtëpinë e tij, vëllai i tij 10-vjeçar humbi jetën.

Një nga fotot e para të luftës civile në Siri që u kthye virale në internet ishte fotoja e të voglit Alan Kurdi i cili u largua nga Siria me familjen e tij vetëm për të humbur jetën i mbytur në ujërat e Mesdheut bashkë me vëllain dhe mamanë e tij.Fotot e vogëlushit të nxjerrë nga deti në bregdetin e Turqisë u kthyen në ikonën e brutalitetit dhe mungesës së shpresës që po përballeshin ata që ndodheshin në mes të konfliktit duke luftuar me vdekjen.

7-vjeçarja Bana Alabed përdor një llogari të mamasë së saj në Twitter për të komunikuar me botën jashtë qytetit të saj që zien nga bombardimet.Këtë javë postimet e familjes tërhoqën vëmendjen e gjithë botës teksa situata në vendin e tyre rëndohej ajo shkruante “ Emri im është Bana, jam 7-vjeçe. Ky është momenti i fundit që mund të vdes ose mbijetoj”

Dy djem të tjerë kanë tërhequr vëmendjen e botës teksa i kishin mbijetuar bombardimeve të gushtit të vitit 206. “ Mamaja ime vdiq, thotë mes lotësh një nga djemt teksa përqafon vëllain e tij.

Në nëntor të këtij viti u postua një video e një fëmije sirian që i kishte mbijetuar sulmit me gas klorin.Ai shihet teksa qan me dënesë duke kërkuar të ëmën dhe duke folur për momentet e fundit para se ai të thithte një tym të verdhë dhe më pas ndjente disa duar që e morën dhe e shpëtuan.Ai bën te njëjtën pyetje vazhdimisht: “A do të vdes?” dhe infermieret mundohen ta qetësojnë duke i thënë që do ja dalë mbanë

Pamjet e terrorit në fytyrën e kësaj vajze të vogël zor se mund t’i largosh lehtë.Ajo dhe familja e saj ranë pre e një bombardimi në tetor të këtij viti.Videoja e saj teksa qante e gjakosur duke kërkuar të atin u bë virale në internet duke kujtuar dhe një herë vuajtjet e atyre që jetojnë në Aleppo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat