Gati gjysmë milioni njerëz të vrarë të Siri

Azia

Gati gjysmë milioni njerëz të vrarë të Siri

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 10:55
Siri

Që kur lufta civile në Siri filloi para pesë vjetëve, vendi është shkatërruar ndërsa janë parë vuajtje ekstreme në mesin e civilëve.

Usatoday ka bërë një listë të statistikave alarmante lidhur me një nga katastrofat më të këqija humanitare në botë.

450 mijë llogaritet të jetë numri i sirianëve të vrarë që nga fillimi i luftës civile në vitin 2011.

4.8 millionë sirianë janë larguar nga vendi që nga fillimi i konfliktit.

6.3 millionë njerëzit janë zhvendosur brenda Sirisë.

6150 është numri mesatar i personave të zhvendosur në ditë në mes të janarit dhe gushtit 2016.

1 milion personat të zhvendosur jetojnë në strehimore kolektive, kampet apo vendbanimet e improvizuara.

13,5 milionë, njerëz kërkojnë ndihmë humanitare.

10 mijë refugjatët sirianë janë pranuar nga Shtetet e Bashkuara.

Fotografi të Sirisë së shkatërruar nga lufta

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat