Si t’i ndihmojmë njerëzit në Aleppo? Shtatë organizatat përmes së cilave mund tu ofrojmë ushqim, ilaçe dhe strehim sirianëve

Azia

Si t’i ndihmojmë njerëzit në Aleppo? Shtatë organizatat përmes së cilave mund tu ofrojmë ushqim, ilaçe dhe strehim sirianëve

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 10:57
Fëmijë në Aleppo, Siri

Njerëzit në mbarë botën kanë qenë të tronditur nga ngjarjet, sidomos ato të fundit, në qytetin e dytë më të madh në Siri, Aleppo ndërsa forcat pro-qeveritare duket se do të marrin përsëri kontrollin e plotë të qytetit.

OKB-ja e ka përshkruar si një “dështim të plotë të njerëzimit” hyrjen në qytet të forcave pro-Assad, hyrjen e tyre nëpër shtëpi dhe vrasjen e dhjetëra civilëve – duke përfshirë gra dhe fëmijë.

E Zyra për të drejtat e njeriut e OKB-së ka thënë se kishte prova të besueshme se 82 civilë u qëlluan për vdekje pasi forcat hynë në shtëpitë e tyre.

Mijëra njerëz raportohet se janë të bllokuar në lagjet e fundit të mbetura, të mbajtura nga rebelët, shumë prej të cilëve kanë bërë postime të mesazheve lamtumire dhe ankthi, si dhe thirrje në mediat sociale.

E për njerëzit vullnetmirë në mbarë botën është e vështirë që të gjejnë format që të ndihmojnë njerëzit e prekur nga kriza e vazhdueshme.

Në këtë drejtim, mediat e huaja, gjegjësisht ato britanike, kanë publikuar numrin e disa organizatave tek të cilat ju mund të dhuroni ndihmë për personat e zhvendosur me veshje, ilaçe, ushqim, strehim dhe arsimim.

Kryqi i Kuq Britanik

Kryqi i Kuq, së bashku me Gjysmëhënën e Kuqe, janë duke ofruar ushqim thelbësor dhe ilaçe për njerëzit në nevojë.

Ata tashmë janë duke mbështetur 1000 familje, të detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre. Kjo përfshin sigurimin e ushqimit thelbësor, strehim, ujë dhe kujdes mjekësor.

Ekipet janë duke ofruar kujdes mjekësor dhe autoambulanca për të transportuar rastet emergjente në objektet e specializuara, shkruajnë mediat britanike.

DHURONI KËTU

Helmetat e Bardha

Mbrojtja Civile në Siri, e njohur gjithashtu si Helmetat e Bardha, është një organizatë vullnetare joqeveritare e cila punon për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

DHURONI KËTU

Mjekët pa Kufi

Shumë pak mjekë mbeten në Aleppo dhe, pavarësisht të statusit të mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar, shumë spitale dhe objekte të tjera mjekësore janë shkatërruar.

Ata mbështesin tetë spitale në qytetin e Aleppos. Udhëheqin gjashtë objekte mjekësore në të gjithë Sirinë veriore dhe mbështesin më shumë se 150 qendra shëndetësore dhe spitale në të gjithë vendin, shumë prej tyre në zonat e rrethuara.

DHURONI KËTU

“Preemptive Love Coalition”

Kjo organizatë jo-fitimprurëse ndihmon në adresimin e nevojave themelore të personave të zhvendosur, të tilla si kujdes shëndetësor, strehim, ushqim dhe ujë, dhe, pasi këto të jenë dhënë, pastaj vazhdon për të ndihmuar në rindërtimin e jetës përmes granteve të fuqizimit për ata që kërkojnë mundësitë e punës dhe përpiqet për t’i kthyer fëmijët e tyre përsëri në arsim.

Vetëm disa milje jashtë Aleppos, ata tashmë janë duke ushqyer më shumë se 20.000 njerëz dhe janë duke siguruar strehim dhe ngrohtësi për ata pa shtëpi.

DHURONI KËTU

Krah për krah për Sirinë

Kjo organizatë bamirësie ofron ndihmë emergjente direkte për ata që jetojnë nën kërcënim dhe janë duke u përpjekur për të mbijetuar në kushte ekstreme.

Ata ofrojnë ushqim, veshje, ujë dhe kanalizime, si dhe ndihmë mjekësore.

DHURONI KËTU

Fondacioni Karam

Fondacioni Karam është një organizatë jo-fitimprurëse e cila udhëheq projektet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe shpërndan ndihma.

Ata janë aktualisht në drejtimin e një programi të ndihmës emergjente për fëmijët e Sirisë, duke ofruar ndihmë emergjente për shkollat brenda Sirisë, për të rinjtë që kanë mbetur aty, si dhe mbështetjen e fëmijëve refugjatë që largohen.

DHURONI KËTU

Shoqëria mjekësore siriano-amerikane

Kjo organizatë siguron trajtim mjekësor në terren në Sirinë jugore, si dhe për refugjatët në Turqi, Liban dhe Jordani, si dhe ofrimin e trajnimit mjekësor.

Ata kanë trajtuar tashmë më shumë se 2.6 milionë pacientë dhe kanë mbështetur më shumë se 1700 punëtorë shëndetësorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat