Alepo: Sërish dërgohen autobusët për evakuim

Azia

Alepo: Sërish dërgohen autobusët për evakuim

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 15:47
Aleppo, Siri

Mediat shtetërore siriane kanë raportuar sot se autobusët kanë hyrë në Alepon lindore nën vëzhgimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Kryqit të Kuq Arab të Sirisë për të filluar evakuimin.

Raportohet se 1200 persona do të evakuohen nga enklava rebele në këmbim të një numri të njejtë të personave që do të evakuohen nga dy fshatra Shiite në krahinën Idlib, fshatra këto që mbahen të rrethuar nga kundërshtarët e qeverisë siriane.

Përfaqësuesja në Siri e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Elizabeth Hoff, ka thënë se ajo pret që evakuimi nga Alepo të nis pasditën e 18 dhjetorit.

Po sot, pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të votojë një propozim francez për dërgimin e monitoruesve në Alepo për të vëzhguar dhe raportuar rreth evakuimit nga zona e rrethuar në qytetin sirian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat