Rreth 4.000 fëmijë të bllokuar në Alepo, në rrezik për jetë

Azia

Rreth 4.000 fëmijë të bllokuar në Alepo, në rrezik për jetë

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 07:24
Fëmijët së Siri

Rreth 4 000 fëmijë kanë mbetur të bllokuar në Alepon Lindor dhe rrezikojnë të vdesin, vë alarmin “Unicef Italia”.

“Jam në atë që mbetet nga qyteti, shumë janë jetim dhe pa familje, kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme ose rrezikojnë të vdesin”, deklaron Andrea Iacomini, zëdhënës i “Unicef Italia”.

“Ndërkohë që evakuimi vazhdon, informacione të pakonfirmuara flasin për fëmijë dhe civilë të vdekur në disa autobusë për shkak të mbingarkimit”, ka shtuar ai.

“Një fakt i tmerrshëm. Duhet të jemi vigjilentë që raste të tilla, nëse konfirmohen, të mos ripërsëriten. Do të ishin paradoksal dhe jonjerëzor”, theksoi zëdhënësi i Unicef Italia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat