KS i OKB-së mbështet iniciativën ruso-turke për armëpushim në Siri

Azia

KS i OKB-së mbështet iniciativën ruso-turke për armëpushim në Siri

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 22:00
Alepo, Siri

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi sot njëzëri një rezolutë që mbështet iniciativën ruso-turke për një armëpushim dhe negociata në Siri, por nuk i ka cilësuar modalitetet.

Ky tekst kompromisi i miratuar në përfundim të konsultimeve me dyer të mbyllura, tregon se Këshilli i Sigurimit pret me kënaqësi dhe mbështet përpjekjet e Moskës dhe Ankarasë sipas marrëveshjes së arritur më 29 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat