Kina “pushtohet” nga smogu, anulohen qindra fluturime

Azia

Kina “pushtohet” nga smogu, anulohen qindra fluturime

Më: 1 janar 2017 Në ora: 16:07
ilustrim

Kina veriore ka anuluar qindra fluturime dhe janë mbyllur disa rrugë në ditën e parë të vitit të ri për shkak të smogut që ka mbuluar vendin, shkruan Reuters.

Vala e fundit e ndotjes së ajrit ka filluar të premten dhe pritet të vazhdojë deri të enjten.

Në Pekin, 24 fluturime u anuluan në aeroportin kryesor të qytetit ndërkohë që të gjithë autobusët  për në qytetet fqinje janë pezulluar.

Po ashtu 200 fluturime janë anuluar në aeroportin e Tianjin, në Beijing.  Në total, 24 qytete kineze kanë lëshuar alarmin mbi gjendjen e rëndë të ndotjes së ajrit.

Grimcat që shkaktojnë ndotjen në Kinë janë 50 herë më të larta se normat e lejuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat