Ndotja e ajrit pengesë për transportin ajror në Kinë

Azia

Ndotja e ajrit pengesë për transportin ajror në Kinë

Më: 2 janar 2017 Në ora: 10:24
Ilustrim

Të paktën 309 fluturime janë anuluar në qytetin Tienxhin i cili ndodhet në veri të Kinës.

Sipas një lajmi të agjencisë së lajmeve Shinhua ndotja e ajrit në këtë qytet është 6 herë më e lartë se niveli maksimal i normave ndërkombëtare.

Për shkak të ndotjes në qytet është dhënë alarmi portokalli për 3 ditë. Ndërkohë avionët të cilët nuk kanë mundur të zbresin në këtë aeroport janë drejtuar në ato të qyteteve më të afërta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat