(E plotësuar)- Një person i armatosur me thikë ka hyrë në një çerdhe, ku ka therur me thikë 11 fëmijë
Fillimisht u raportua se sulmuesi u kap nga policia para se të kryente ndonjë sulm, mirëpo tani mediat në Kinë thonë se ai ka therur gjithsej 11 fëmijë.
Megjithatë, fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, ata u dërguan menjëherë pas sulmit në spital.
Sulmuesi u identifikua të jetë 41-vjeçar. Ngjarja ndodhi në provincën Guangxi.
Një person i armatosur sulmon fëmijët në çerdhe
Një grup i fëmijëve kinezë janë sulmuar me thikë pasi një person kishte hyrë në çerdhen e tyre dhe i kishte kërcënuar me vrasje, shkruan Indepenent.
41-vjeçari u arrestua nga policia menjëherë, mirëpo qëllimi i tij për këtë masakër të mundshme është i paqartë.
Mediat kineze thonë se asnjë nga fëmijët nuk u lëndua pasi policia kishte arritur ta kapë sulmuesin para se të lëndonte dikë.
Ngjarja ndodhi në provincën Guangxi.