Shpërthen në morg kufoma

Azia

Shpërthen në morg kufoma

Më: 10 janar 2017 Në ora: 18:37
ilustrim

Një kamikaz, i cili dyshohet se ishte një prej autorëve të sulmit terrorist në qytetin Sadr të Irakut, ka shpërthyer në morg.

Të paktën 16 persona humbën jetën në një sulm me bombë dhe mbi 47 të tjerë mbetën të plagosur në këtë qytet.

Sipas të përditshmes “Mirror”, një prej autorëve, i cili u vra nga një predhë, shpërtheu teksa ndodhej në dhomën frigoriferike të morgut, në spitalin e al – Sadr, në lindje të Bagdadit.

Sipas forcave të sigurisë, shkak i shpërthimit të kufomës ishte një sasi eksplozivi që kamikazi kishte në pjesën e barkut. Fatmirësisht nga kjo ngjarje pati vetëm dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat