Jordania ka pranuar 665 mijë refugjatë nga Siria

Azia

Jordania ka pranuar 665 mijë refugjatë nga Siria

Më: 11 janar 2017 Në ora: 07:52
Ilustrim

Numri i refugjatëve sirianë që ndodhen në Jordani ka arritur shifrën prej 665 mijë, konfirmohet nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i UNHCR-së për Jordaninë, Muhammed Al-Hivari për AA tha se numri i refugjatëve sirianë në fund të vitit 2016 arriti shifrën prej 665 mijë.

Hivari po ashtu theksoi se 51.2 përqind e këtij numri, gjegjësisht 335.107 prej tyre e përbëjnë fëmijët e moshës nën 17 vjeç, 24.9 përqind ose 162.960 janë gra, ndërsa të tjerët burra.

Ai gjithashtu tha se vetëm gjatë vitit të kaluar në Jordani janë pranuar 53.626 refugjatë, dhe se 21.5 përqind e tyre qëndrojnë në kampe refugjatësh, ndërsa të tjerët kanë gjetur strehim në qytete dhe fshatrat në mbarë Jordaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat