Luftanija kineze vë në gatishmëri Tajvanin dhe Japoninë

Azia

Luftanija kineze vë në gatishmëri Tajvanin dhe Japoninë

Më: 11 janar 2017 Në ora: 11:06
Ilustrim

Taivani është në gatishmëri të lartë sot pasi anija aeroplanmbajtëse e pare kineze kaloi nëpër ngushticën e Tajvanit, raportoi media shtetërore, një ditë pasi tre luftanije kineze janë parë në afërsi të Japonisë Jugore.

“Anija aeroplanmbajtëse kineze, Liaoning hyri në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore në jugperëndim të Tajvanit rreth orës 07:00 (GMT 23:00 të së martës) dhe lundroi në veri të ngushticës”, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit.

Luftanija “Liaoning” dhe anijet shoqëruese po lundronin në perëndim të vijës së mesit të kanalit 180 kilometra të gjerë, sipas ministrisë, si dhe kalimi do të marrë rreth 10 orë.

“Ne i kërkojmë publikut që të ruajë qetësinë sepse ne jemi monitoruar situatën”, tha ministria në një deklaratë.

Luftanije po kthehej në Kinë pas stërvitjes në Detin e Kinës Jugore.

Udhëtimi i kthimit përkoi me udhëtimin e presidentes tajvaneze Tsai Ing-wen në Amerikën Qendrore për qëllimin e forcimit të marrëdhënieve me aleatët e mbetur të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat