Siria akuzon Izraelin për sulme me raketa

Azia

Siria akuzon Izraelin për sulme me raketa

Më: 13 janar 2017 Në ora: 10:50
Siri, 13 janar 2017.

Qeveria e Sirisë tha se Izraeli ka hedhur raketa që kanë goditur një bazë ajrore ushtarake jashtë Damaskut.

Komanda ushtarake e Srisië tha sot se "disa raketa janë hedhur gjatë natës së shkuar nga pjesa veriore e Izraelit" dhe se "kanë rënë brenda një kompleksi që shfrytëzon elita e Rojeve Republikane".

Deklarata e cilëson incidentin si "sulm flagrant" dhe nuk flet për viktima të mundshme.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar, as nuk e ka mohuar lajmin.

Baza ajrore ndodhet disa kilometra larg rezidencës së presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe është përdorur në të kaluarën për lansimin e sulmeve kundër forcave antiqeveritare në zonën e Damaskut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat